Duke u bazuar në planin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2025, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Gjermanisë, Policia Ushtarake e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka zhvilluar Kursin për Mbrojtje të Afërt.
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) bënë të ditur se kursi është realizuar nga instruktorët e certifikuar të PU-së, në bashkëpunim me instruktorë gjermanë si dhe është monitoruar nga Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS).
“Në kuadër të këtij trajnimi dhe bashkëpunimi me instruktorët gjerman, janë realizuar stërvitje: Teknikat e qitjes me armë të shkurtër dhe të gjatë, teknikat e vetëmbrojtjes, taktikat e lëvizjes në formacione, taktikat e lëvizjes me automjete etj”, thuhet në njoftim.
Më tej thuhet se ky kurs, si i tillë, realizohet për herë të parë nga Forca e Sigurisë së Kosovës, i cili ka për qëllim rritjen e kapaciteteve profesionale të pjesëtarëve të PU-së në fushën e Mbrojtjes së Afërt.
Përpjekjet e Serbisë për ta portretizuar Kosovën si vatër të ekstremizmit islamik
“Përfundimi me sukses i këtij kursi, kontribuon drejtpërdrejt në rritjen e kapaciteteve operacionale të Policisë Ushtarake”, thuhet në njoftim.