Vendet e Bashkimit Evropian miratuan raundin e 17-të të sanksioneve të reja kundër Rusisë, thanë diplomatët e BE-së.

Sipas disa burimeve, sanksionet e reja synojnë shtrëngimin e mëtejshëm të masave kundër të ashtuquajturës ”flotë në hije” ruse.

Këto anije, shpesh të pasiguruara dhe me pronarë të paqartë, e ndihmojnë Moskën të shmangë kufizimet perëndimore mbi çmimet e naftës. Ato konsiderohen një rrezik për sigurinë dhe mjedisin.

Sipas propozimit, rreth 200 anijeve do t’u ndalohet hyrja në portet e BE-së.

Anijet e sanksionuara nuk do të jenë më në gjendje të përfitojnë nga shërbimet e ofruara nga kompanitë evropiane.

Sanksionet personale, të tilla si ndalimet e hyrjes në BE dhe ngrirja e aseteve, parashikohen në më shumë se një duzinë rastesh.

Gjithashtu planifikon të godasë disa dhjetëra kompani të përfshira në shmangien e sanksioneve ruse