Komunitetit Politik Evropian do të zhvillojë takimin e gjashtë të premten, më 16 maj, në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë.

Ngjarja do të bashkë-organizohet nga Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe do të mbledhë liderë nga e gjithë Evropa.

Tema e takimit është “Evropa e re në një botë të re: unitet – bashkëpunim – veprim i përbashkët”.

Përveç Presidentit Costa, BE do të përfaqësohet nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe Përfaqësuesja e Lartë për Çështjet e Jashtme, Kaja Kallas.

Samiti do të përfshijë sesione plenare të hapjes dhe mbylljes, me tryeza tematike paralele dhe takime bilaterale ndërmjet tyre.

Liderët pritet të diskutojnë mbi sigurinë e Europës, përfshirë mbështetje për Ukrainën, mbrojtjen evropiane, ruajtjen e demokracisë, si dhe gatishmërinë dhe aftësinë për të reaguar ndaj kërcënimeve të ndryshme. Do të zhvillohet dialog mbi përmirësimin e konkurrueshmërisë së kontinentit përmes investimeve, inovacionit dhe ndërtimit të qëndrueshmërisë në disa fusha. Do të adresohen gjithashtu sfidat e mobilitetit, përfshirë migracionin, lëvizjen e punëtorëve dhe mobilitetin e rinisë. Samiti është strukturuar rreth diskutimeve në tri tryeza tematike, si më poshtë:

-Sigurimi i Europës dhe forcimi i qëndrueshmërisë demokratike

-Një Europë për 600 milionë qytetarë: Forcimi i konkurrueshmërisë dhe sigurisë evropiane përmes inovacionit dhe qëndrueshmërisë

-Një Europë e hapur me kufij të sigurt: Adresimi i sfidave të mobilitetit dhe nxitja e fuqizimit të rinisë

-47 kryetarë shtetesh dhe qeverish, si dhe institucione të BE-së janë ftuar të marrin pjesë në këtë takim të gjashtë të Komunitetit Politik Evropian. Sekretarët e Përgjithshëm të NATO-s, Këshillit të Europës dhe Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE) gjithashtu kanë marrë ftesë për të marrë pjesë. Shtetet që do të jenë të pranishme janë si më poshtë: Shtetet anëtare të BE-së (EU27), Shqipëria (vendi mikpritës), Andorra,  Armenia, Azerbajxhani, Bosnja dhe Hercegovina, Gjeorgjia, Islanda, Kosova, Lihtenshtajni, Moldavia, Monako, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, San Marino, Serbia, Zvicra, Turqia, Ukraina, Mbretëria e Bashkuar.

Ambicia e Komunitetit Politik Evropian është të lehtësojë dialogun dhe bashkëpunimin mes liderëve të kontinentit për të adresuar çështje të interesit të përbashkët, për të forcimin sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e Europës. Platforma nuk është menduar për të zëvendësuar ndonjë strukturë, organizatë, ose proces ekzistues, por është një forum ku kombet evropiane mund të gjejnë hapësirë për bashkëpunim në çështjet më urgjente të kontinentit. Deri tani janë zhvilluar pesë takime të Komunitetit Politik Evropian.

Në takimin e parë në Çeki, diskutohej kryesisht për paqen, sigurinë dhe energjinë nga lufta e Rusisë në Ukrainë.

Në samitin e dytë në Moldavi, liderët u përqendruan në përpjekjet për paqe dhe siguri, si dhe qëndrueshmërinë energjetike dhe lidhshmërinë dhe mobilitetin në Evropë.

Takimi pasues në Spanjë ishte i përqendruar në forcimin e qëndrueshmërisë, prosperitetit dhe gjeostrategjisë së Europës.

Në samitin e Mbretërisë së Bashkuar, dialogu u përqendrua në mbrojtjen dhe sigurimin e demokracisë, migracionin, si dhe energjinë dhe lidhshmërinë.

Në takimin më të fundit në Hungari, liderët diskutuan mbi sfidat e sigurisë së Europës, migracionin e parregullt, sigurinë ekonomike, lidhshmërinë dhe marrëdhëniet BE-SHBA.

Takimi i Komunitetit Politik Evropian, 16 Maj 2025

10:00: Arritjet dhe deklaratat para medias

11:00: Ceremonia e hapjes

11:30: Foto e përbashkët

11:45: Sesioni i parë plenare

13:00: Dreka zyrtare

14:30: Tryeza tematike

15:45: Takime bilaterale midis Kryetarëve të Delegacioneve

17:30: Sesioni i mbylljes plenare

18:30: Konferenca e përbashkët për shtyp me Kryeministrin e Shqipërisë dhe Kryeministrin e Danimarkës (për Evropën e ardhshme)