Kompania mëmë e “”British Airways” ka blerë 32 avionë të rinj “Boeing” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas marrëveshjes tregtare dje mes dy vendeve.

Grupi Ndërkombëtar i Linjave Ajrore (IAG) konfirmoi sot në mëngjes porosinë e avionëve “Boeing 787-10” për flotën e saj BA, së bashku me 21 avionë “Airbus” për linjat e tjera ajrore.

Kryeministri britanik, Keir Starmer e quajti marrëveshjen SHBA-BM një marrëveshje “historike”.

Sekretari Amerikan i Tregtisë, Howard Lutnick, tha dje se motorët e avionëve dhe pjesët e tjera të avionëve do të përjashtoheshin gjithashtu nga tarifat tregtare si pjesë e marrëveshjes tregtare.

IAG tha se avionët “Boeing” do të fuqizoheshin nga motorë amerikanë “General Electric”, ndërsa avioni “Airbus” do të ketë motorë “Rolls-Royce” të prodhuar në Britaninë e Madhe.

Industria e aviacionit ka nxitur administratën Trump të lejojë që avionët dhe pjesë e tyre të përjashtoheshin plotësisht ose pjesërisht nga regjimi tarifor global.

Marrëveshja tregtare midis dy vendeve do të përfshijë tarifën e përgjithshme prej 10% ndaj importeve – të shpallur nga Trump – por bisedimet janë duke vazhduar në një përpjekje të Britanisë së Madhe për t’i lehtësuar ato.