Ditët e fundit, Banka Botërore me mbështetjen e Fondit të Besimit për Qeverisjen Fiskale në Ballkanin Perëndimor dhe me financim nga Bashkimi Evropian organizoi një trajnim praktik mbi Modelimin dhe Hartimin e Taksave Mjedisore, me qëllim nxitjen e një Reforme Fiskale të Zgjuar ndaj Klimës në Shqipëri.

Trajnimi bashkoi ekspertë nga Ministria e Financave, Doganat dhe Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, të cilët përdorën mjetet e vlerësimit të politikave klimatike (CPAT) për të simuluar skenarë të ndryshëm të taksave mbi lëndët djegëse fosile dhe për të analizuar ndikimet e tyre në të ardhura, mjedis dhe barazinë sociale.

Rezultatet e këtij trajnimi synojnë të arrijnë, një bazë më e fortë për politika fiskale të bazuara në prova dhe të ndjeshme ndaj klimës, në mbështetje të drejtpërdrejtë të zbatimit të Strategjisë Afatmesme të të Ardhurave të Shqipërisë 2024–2027, duke hapur rrugën për një të ardhme më të gjelbër dhe më të drejtë.