Barcelona zbuloi sot detajet në lidhje me firmosjen e prurjes së saj të re, Robert Lewandowski, pasi gjiganti i futbollit spanjoll ofroj një klauzolë të lartë për lirimin e kontratës së yllit polak. “FC Barcelona dhe Bayern Mynih kanë arritur në një marrëveshje për transferimin e Robert Lewandowskit për një total prej 45 milionë euro plus 5 milione euro në variabla. Lojtari do të nënshkruajë kontratë me klubin për katër sezonet e ardhshme. Klauzola e blerjes është vendosur në 500 milionë euro”, thuhet në deklaratën e Barcelonës. Barcelona shtoi se sulmuesi i saj 33-vjeçari Lewandowski, gjithashtu i kaloi testet mjekësore ndërsa klubi spanjoll i dëshiroi mirëseardhje në llogarinë e saj në Twitter dhe Instagram. Ndërkohë, Bayern Mynih konfirmoi kalimin e Lewandowskit në Barcelonë në një deklaratë në faqen e tij të internetit. Klubi gjerman falënderoi sulmuesin e famshëm për kontributin e tij që nga viti 2014, duke postuar një video në Twitter ku përfshihen disa nga golat e Lewandowskit për Bayern Mynihun. Lewandowski mbërriti në Miami të dielën për të takuar bashkëlojtarët e tij të rinj dhe presidentin e Barcelonës, Joan Laporta, pasi skuadra është aktualisht në SHBA në turneun veror. Lojtari i kombëtares polake, Lewandowski më parë ka luajtur edhe për klubin gjerman Borussia Dortmund. Ai ka shënuar 344 gola dhe 72 asiste në 375 ndeshje për Bayern Mynihun që nga viti 2014. Lewandowski është kampion i dhjetëfishtë i Bundesligës gjermane, përfshirë dy me Borussia Dortmundin në 2011 dhe 2012. Tetë kampionatet tjera të Bundesligës ai i fitoi me Bayern Mynihun nga 2015 deri në 2022. Përveç kësaj, Lewandowski ndihmoi Bayern Mynihun të fitojë titullin e UEFA Ligës së Kampionëve në vitin 2020.https://ata.gov.al/2022/07/20/barcelona-zbulon-detajet-e-marreveshjes-me-lewandowskin/
Barcelona zbulon detajet e marrëveshjes
RELATED ARTICLES