Përfundoi në mënyrën më të keqe të mundshme eksperienca e Mesut Ozilit te Fenerbahçe. Ish-ylli i Arsenal mbërriti në Stamboll vetëm 18 muaj më parë, por kontrata e tij është prishur në orët e fundit. Gjermani nuk kishte luajtur që nga marsi, kur u përjashtua nga skuadra pas një debati me trajnerin e përkohshëm të atëhershëm Ismail Kartal. Kontrata e tij do të skadonte pas dy vitesh, por të mërkurën, ajo u ndërpre me marrëveshje të përbashkët. Fenerbahce e konfirmoi lajmin me një deklaratë zyrtare të publikuar në faqen e klubit dhe kanalet e mediave sociale: “Është rënë dakord që kontrata mes klubit tonë dhe Mesut Ozil të ndërpritet me marrëveshje të ndërsjellë. I urojmë suksese për pjesën tjetër të karrierës”.
Erdogan i gjen skuadër për 29 minuta
RELATED ARTICLES