Monday, April 21, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTMehmeti për Skukën: “Jam i zhgënjyer prej tij”

Mehmeti për Skukën: “Jam i zhgënjyer prej tij”

“Zhgënjim? Patjetër që po. Mendoj se duke filluar që nga ndeshja e parë që kishim mundësi të dyfishonim. Edhe sot kishim shumë mundësi, më vjen shumë keq se kur shkon te penalltitë është edhe çështje fati. Aspekti psikologjik te penalltitë”. Me këto fjalë Dritan Mehmeti mundohet t’i japë një shpjegim eleminimit të Partizanit nga raundi i parë i Conference League, përballë Saburtalos. Të kuqtë humbën 0-1 në kohën e rregullt e shtesat dhe më pas u dorëzuan në penallti, por e gjithë ndeshja ishte për tu harruar: “Kishim mundësi të mira me Rrapajn e Skukën që kishte situatë një kundër një. Jam i zhgënjyer me rastin e Skukës se duhej ta kishte zgjidhur më mirë. Pastaj penalltitë janë çështje fati, këto janë gjendje emocionale si e interpretojnë. Kishim shansin e artë kur Rrapaj mund ta ekzekutonte më mirë, por kështu ishte shkruar”. Partizani shpenzon një tjetër mundësi financiare, edhe pse shorti e kishte vënë përballë një kundërshtari të përballueshëm e për më tepër me fitore në ndeshjen e parë. Gjithësesi, Mehmeti duket se e sheh ndryshe: “Eliminimi mendoj se ka filluar që në ndeshjen e parë, sidomos në pjesën e dytë ku kemi pasur disa mundësi të mira shënimi. Por edhe sot kishim mundësi me rastet që kishim. Mund të ishin treguar më shumë altruistë lojtarët. Kishim mundësi me Skukën, mund të shërbente dy herë më mirë për Rrapajn. Janë situata që vijnë se janë të rinj, edhe gjatë kampionatit kemi humbur shumë të tilla situata”, e mbylli Mehmeti.

https://lapsi.al/2022/07/14/mehmeti-ngel-ne-klase-skuken-jam-i-zhgenjyer-prej-tij/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ