Humbja nuk është asnjëherë e pëlqyeshme, por duhet pranuar, gjë që nuk e kanë bërë tifozët e Partizanit, pas penalltive që përcaktuan daljen e të kuqve nga Europa dhe avancimin e Saburtalos. Momente tensioni janë regjistruar në “Air Albania”, me tifozët e kuq që gjendeshin prapa portës ku u gjuajtën penalltitë, që sulmuan me sende të forta dhe fishekzjarre, portierin e Saburtalos Megrelishvili. Gjërat u qetësuan vetëm pas ndërhyrjes së disa futbollistëve të Partizanit, të cilët bënë që tifozët të zmbrapseshin, ndërsa portieri u shoqërua në një kënd tjetër të fushës. Nervozizmi vazhdoi edhe në mesin e fushës, në përplasjen mes disa pjesëtarëve të stafit të Partizanit dhe atyre gjeorgjianë. Episode që natyrisht kanë përfunduar në shënimet e arbitrit dhe në bazë të atyre që janë shkruar aty Partizani rrezikon të përballet edhe me një dënim nga UEFA për sjelljen e pahijshme të tifozëve të tij.
Partizani rrezikon edhe dënimin e UEFA-s
RELATED ARTICLES