Aksioni për mbjelljen e fidanëve u zhvillua nga stafi i Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta, Vullnetarët për Atdhe të Pastër, si dhe stafi i Administratës së Zonave të Mbrojtura Fier.
Blerja e dy mijë fidanëve u sigurua nga shitja e librit-album, “Divjakë Karavasta Thesari Natyror i Klasit Botëror të Shqipërisë”, i autores Marianne Graf.
Përveç mbjelljes së pemëve u mblodhën dhe 20 thasë me mbeturina, që ndodheshin në mjediset e parkut.
Në zonat e mbrojtura në vend vitet e fundit vijon shtimi i sipërfaqeve të pyllëzuara me pemë të reja. Këto zona janë një pasuri me vlerë të çmuar jo vetëm për habitatin natyror, por edhe për zhvillimin e turizmit dhe të ekonomisë së vendit.