Ngjarja e rëndë në Reçak nxiti reagimin e ndërkombëtarëve ku NATO vendosi të sulmoi caqet ushtarake policore serbe – bombardime këto të zgjatën 78 ditë. Fundi i tyre u shënua më 10 qershor 1999 kur edhe u miratua Rezoluta 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Pas kësaj, mbi 800.000 shqiptarë të Kosovës – dhunshëm të dëbuar, filluan të ktheheshin në shtëpitë e tyre.

Shifrat flasin për mbi 13.000 civilë të vrarë gjatë luftës së viteve 1998/99 nga forcat serbe dhe për mbi 6.000 të zhdukur me dhunë, 1.600 prej tyre vazhdojnë të jenë të pagjetur.

Aty po kryhej gjenocid nga forcat policore dhe ushtarake serbe, të cilat vranë 45 civilë shqiptarë, në mesin e tyre fëmijë, gra e të moshuar. Të gjitha të dokumentuara, por ende Serbia e mohon masakrën e 15 janarit 1999 e cila shënoi kthesën e madhe për historinë e Kosovës.

Zyrtarët e lartë serbë, nisur nga presidenti Aleksandar Vuçiq, në vazhdimësi e kanë mohuar masakrën duke e quajtur “inskenim” e “gënjeshtër”. Kjo nuk është diçka e re, meqë politikanët në Serbi, historikisht kanë tentuar të shtrembërojnë të vërtetën në Ballkan.