Presidenti Ilir Meta ka dekoruar me titullin e lartë “Nderi i Kombit”, një nga pionierët e Teatrit të Operas dhe Baletit, koreografin Agron Aliaj. Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Meta thekson se Agron Aliaj hyri në historinë e Teatrit të Operas dhe Baletit si pionier i parë i baletit kombëtar. “Pjesë e një plejade të artë artistësh, që themeluan me pasion dhe sakrifica trupën e baletit shqiptar, mjeshtri i skenës Agron Aliaj hyri në historinë e Teatrit të Operas dhe Baletit, jo vetëm si pionier i parë i baletit kombëtar, por edhe për figurën e rrallë artistike që krijoi dhe që do të mbetej model për koreografët e mëvonshëm”, shprehet ai. Meta shton se për dekada me radhë, mjeshtëria e tij do të dallohej në çdo pjesë të veprave kombëtare dhe të huaja që u vunë në skenë dhe u duartrokitën nga artdashësit shqiptarë.
Agron Aliaj-“Nderi i Kombit”
RELATED ARTICLES