Kryeministri i provincës kanadeze të Ontarios, Doug Ford nuk është tërhequr nga qëndrimet e tij, edhe pas një takimi me kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau dhe kryeministrat e tjerë të provincave kanadeze për të formuluar një plan beteje për të luftuar kërcënimin për një tarifë prej 25 për qind për importet kanadeze në SHBA.

“Ne do të shkojmë deri në atë masë sa t’u ndërpresim energjinë, duke zbritur në Miçigan, duke zbritur në shtetin e Nju Jorkut Yorkut dhe në Uiskonsinit”, u tha Ford gazetarëve në një konferencë për media pas takimit 90-minutësh.

Toni ishte më pajtues kur zëvendëskryeministrja kanadeze, Chrystia Freeland dhe ministri i Sigurisë Publike, Dominic LeBlanc, mbajtën konferencën e tyre për media pas takimit.

Freeland premtoi një “përgjigje të fuqishme kanadeze ndaj tarifave të pajustifikuara amerikane”, por nuk dha hollësi, përveçse tha se Kanadaja do të hakmerret në fushën e metaleve dhe mineraleve kritike.

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, tha se do të vendosë një tarifë prej 25 për qind ndaj importeve kanadeze dhe meksikane, nëse të dy vendet nuk ndalojnë atë që ai e quajti një “pushtim” të drogës dhe “të gjithë të huajve të paligjshëm në SHBA”.

Në konferencën për media, ministri LeBlanc, nga ana e tij, theksoi se vetëm 0,6 për qind e drogës së fentanilit dhe 0,2 për qind e emigrantëve të paligjshëm kanë hyrë në SHBA përmes Kanadasë.

Megjithatë, LeBlanc tha se një “përmbledhje” e një plani kufitar u diskutua në takim dhe detajet do të ndahen me Trump dhe kanadezët në ditët në vijim.

Kryeministrat e provincave kanadeze do të shtojnë gjithashtu takimet me guvernatorët e shteteve amerikane dhe liderët e biznesit amerikan, në përpjekje për të parandaluar tarifat, pasi kjo do të dëmtojë Kanadanë, por edhe amerikanët.