Specialistë nga Agjencite e Zonave te Mbrojtura Shkodër, Vlorë, Lezhë, Durrës, Berat dhe Fier ndodhen në terren për të realizuar “Censusin Dimëror të Popullatave Perëndimore të Pelikanit kaçurrel”.
Ky aktivitet po zhvillohet në zbatim të të gjitha protokolleve të nevojshme si dhe në bashkëpunim me ekspertë ornitologë, përfaqësuar nga organizata mjedisore dhe dashamirës të natyrës
AdZM Durrës ndodhet në zonën e PTUM “Bisht Kamza” për të realizuar monitorimin e Pelikanit kaçurrel, e ku gjithashtu janë hasur edhe me praninë e flamingove, kojlikut të madh, çafkës etj.