Saturday, November 23, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTChampions League në futsall, në Shqipëri

Champions League në futsall, në Shqipëri

UEFA i ka besuar Federatës Shqiptare të Futbollit pritjen e ndeshjeve të grupit G të turit paraeliminator të Futsal Champions League 2022/2023. UEFA hodhi këtë të enjte shortin për fazën paraeliminatore të kompeticionit më të rëndësishëm për klube në Europë në futbollin e sallës, ku vendi ynë do të përfaqësohet nga Tirana Futsal, që u shpall kampione e këtij edicioni në kampionatin e Futsallës në Shqipëri. Ekipi kryeqytetas është shortuar në grupin G, së bashku me Differdange (Luksemburg), Apoel (Qipro), dhe Belfast United (Irlandë e Veriut). Të gjitha ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen në Shqipëri në datat 23-28 gusht, teksa në ditët në vijim do të përcaktohet edhe kalendari i ndeshjeve me datat kur do të zhvillohen këto përballje. Në këtë fazë marrin pjesë 32 skuadra të ndara në 8 grupe me nga 4 skuadra secila, teksa vendi i parë i çdo grupi avancon për në fazën tjetër. Edhe vitin e kaluar FSHF mirëpriti ndeshjet e Grupit C ku bënin pjesë Tirana Futsal, Haladás VSE (HUN), FC Differdange 03 (LUX) dhe Utleira Idrettslag (NOR), duke treguar një nivel të lartë organizimi dhe duke përmbushur me sukses pritshmëritë e UEFA-s. Organizimi i këtyre ndeshjeve në vendin tonë vjen pas finales së suksesshme të UEFA Conference League, si edhe disa turneve zhvillimorë moshash në vendin tonë, ku FSHF-ja ka treguar seriozitet dhe besueshmëri ndaj qeverisë së madhe të futbollit europian.

https://ata.gov.al/2022/07/08/ndeshjet-e-grupit-g-te-champions-league-ne-futsall-ne-shqiperi/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments