Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTGjetje fosilesh detare në malësinë e Pogradecit

Gjetje fosilesh detare në malësinë e Pogradecit

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura përcolli pamje nga malësia e Pogradecit, e cila fsheh thesare me vlera natyrore, historike e kulturore. Në degëzimin e rrugës Egnatia, pranë Kanionit të Llëngës në Trebinjë të Pogradecit, ekskursionistë të ndryshëm, kanë gjetur fosile mijëra e mijëravjeçare. Sipas paleontologëve këto janë fosile shumë të lashta detare, të cilat gjenden në malet e Pogradecit, në një lartësi 900 metra mbi nivelin e detit dhe 91 km nga vija e sotme bregdetare. Këto fosile tregojnë qartë se deti, mijëra vite më parë, ka qenë deri në këto lartësi. Sipas njërës teori për moshën e Tokës, këto specie gjalluan diku te 500 milionë vite më parë, e pastaj u zhdukën njëherësh me dinozaurët. Kanioni i Llëngës, ku kanë kaluar ekskursionistët, është i shkurtër (afro 500 m) dhe nëpër të kalojnë ujërat e Shkumbinit. Në një nga përrenjtë e lumit Shkumbin shikohen qartë fosile shumë të lashta detare. Në të djathtë të kanionit kalon një degëzim i rrugës romake Egnatia që kalon nga ura e Golikut në Selcën e Poshtme, e që të nxjerr në Voskopojë. Këtu kemi një trekëndësh interesant me vlera të pallogaritshme historiko-kulturore, sepse jemi në zonë të banuar nga komuniteti arumun: Voskopoja, Llënga dhe Grabova. Anri Pashaj, fotot e të cilit na servir AKZM, thotë se ky është një udhëtim i pabesueshëm që duhet shtuar në guidat turistike. “Brenda pak orësh depërtuam thellë në malësinë e Pogradecit, gjetëm fosile mijëravjeçare, pamë shpellë e kishë me afreske të klasit botëror nga Kostandin Shpataraku, ecëm në një degëzim të rrugës Egnatia dhe pamë kanionin e Llëngës”, tregon Pashaji.

https://ata.gov.al/2022/07/05/gjetje-fosilesh-detare-ne-malesine-e-pogradecit/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments