Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi informoi se pesë vatrat e zjarrit që ditën e sotme përfshinë zona të ndryshme të vendit janë shuar falë ndërhyrjes dhe përkushtimit të punonjësve të pushtetit lokal dhe qendror. Peleshi tha se “pavarësisht temperaturave të larta, aktualisht nuk kemi asnjë vatër aktive në vend, një situatë e pakrahasueshme me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”. Ministri Pelshi u shpreh se të gjithë strukturat e mbrojtjes civile në nivel vendor dhe qendror mbeten në gatishmëri.
https://ata.gov.al/2022/07/05/peleshi-shuhen-5-vatrat-e-zjarrit-ne-zona-te-ndryshme-te-vendit/