Pas rrënimit nga tërmeti, ringrihet kulla 1500-vjeçare në Kalanë e Durrësit, një tjetër vlerë e shtuar e trashëgimisë sonë kulturore. Kryeministri Edi Rama publikoi pamje nga kulla e restauruar. Muret bizantine të kullës në kalanë e Durrësit janë rindërtuar pas një pune më shumë se dyvjeçare të restauratorëve. Restaurimi i saj u mundësua nga programi i Fondit të Ambasadorëve dhe qeveria suedeze me një vlerë rreth 350 mijë dollarë. Kalaja e Durrësit është simbol i lashtësisë së qytetërimit. I gjithë muri rrethues, përfshirë kullën C i përket periudhës së perandorit bizantin “Anastasi I” në shekullin e V-të, që fortifikoi qytetin
https://ata.gov.al/2022/07/01/ringrihet-kulla-1500-vjecare-ne-kalane-e-durresit/