Orët e paradites do të PARAQITEN më kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare POR pas-mesditës pritet zhvillim i vranësirave konvektive në skajin Verior dhe veriperëndimor. Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të vijojë nën ndikimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në të gjithë republikën e Kosovës. Përsa i përket; Temperaturave të ajrit; do të pësojnë rritje në vlerat minimale POR vijojnë njësoj ato maksimale duke u luhatur nga 14°C vlera më e ulët deri në 33°C vlera më e lartë në rang territori. Ndërkohë; Era do të fryjë mesatare gjatë gjithë ditës duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi VERIPERENDIMOR.
Do të VIJOJNE kthjellimet, në pjesën më të madhe të republikës së MV; KU temperatura mjaft të larta priten në zonat veriore dhe veriperëndimore të territorit të MV. Pjesa e dytë e ditës do të sjellë prezëncë të vranësirave në të gjithë MV POR më të theksuara në zonat perëndimore dhe veriperëndimore të MV megjithatë nuk priten reshje. Parashikohet që edhe lagështira në ajër të jetë mjaf e lartë. Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE të lehtë në vlerat minimale POR nuk do të ndryshojnë maksimumet duke u luhatur nga 14°C vlera më e ulët deri në 35°C vlera më e lartë në rang territori. Ndërkohë; parametri i Erës do të paraqitet mesatare dhe herë pas here e fortë duke arritur shpejtesinë maksimale deri në 40 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor.
Do të vijojnë; shirat me intensitet të lartë si edhe mini- stuhi ere në; brigjet e Italisë dhe pjesën veri-veriperëndimore të Ballknait; si pasojë e zhvillimit të një qëndre të fuqishme ciklonare prej disa ditësh në këto rajon. Po ashtu; moti i paqëndrueshëm do të dominojë në; Europën veriore dhe ishujt Britanikë duke sjellë reshje të dendura shiu dhe stuhi breshëri NDERSA e gjithë pjesa tjetër e kontinentit Europian do të PARAQITET nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave relativisht të larta.