Sunday, November 24, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa  Moti-E Mërkurë,4 Shtator 2024

Rajoni,Europa  Moti-E Mërkurë,4 Shtator 2024

Republika e Kosovës; do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare gjatë orëve të paradites POR pas-mesditës dhe në vijim; vranësirat do të bëhën më të dukshme në të gjithe territorin e Kosovës KU në zonat kufitare me Shqipërinë; priten rrebeshe të izoluara shiu; nuk përjashtohet edhe mundësia e breshërit. Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin përmirësim të kushteve të motit duke bërë që; kthjellimet dhe vranësirat e lehta të jenë dominante; Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në mëngjes POR kostante mbeten në mesditë duke  luhatur vlerat ditore nga 12°C vlera më e ulët në Mitrovicë deri në 32°C vlera më e lartë në Gjakovë. Era do të fryjë e lehtë paradite POR forcohet gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 45 km/h nga drejtimi VERIOR.

Republika e MV përgjatë gjithë 24-orëshit; do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë POR orët e pasdites do të sjellin vranësira KU herë pas here do të pësojnë zhvillim duke gjeneruar rrebeshe shiu të përkohëshmë; Parashikohet që në mbrëmje dhe gjatë natës moti të vijojë i nxehtë në të gjithë MV; Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në mëngjes POR kostante mbeten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C vlera minimale në qytetin e Ohrit deri në 35°C vlera  maksimale e cila do të shënohet sërisht në Shkup. Ndërkohë;  ERA do të paraqitet mesatare deri e FORTE duke arritur shpejtësinë dei në  40 km/h nga drejtimi  permanent VERIOR.

Zhvillimi i një qëndre të fuqishme ciklonare prej disa ditësh në veri të Europës; me ndikim deri  në qendër të Europës do të sjellë; vranësira dhe reshje të dendura shiu në Britaninë e madhe si edhe vendet Nordike; Po ashtu; aktivizimi i një qendre të presioni të ulët atmosferik përkatësisht mbi rajonin e Balltikut do të sjellë vranësira dhe rrebeshe shiu përgjatë gjithë ditës  NDERSA nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave relativisht të larta do të PARAQITET gadishulli Iberik;gadishulli i Ballkanit si edhe brigjet Greke.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments