Sunday, November 24, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Enjte,22 gusht 2024

Rajoni,Europa Moti-E Enjte,22 gusht 2024

Kosova në pjesën e parë të ditës PARAQITET nën dominimin e interavaleve të gjata me diell dhe kalimeve të lahta të vranësirave, KU kthjellimet më të dukshme pritet të jenë në zonat Jugore. Ndërsa në orët e mesditës dhe pasdites vranësirat do të shtohen gradualisht në të gjithë vendin, KU më të fokusuara parashikohet të jenë në zonat Perëndimore dhe Veriperëndimore. POR vranësirat nuk do të mund të krijojnë mundësi për reshje. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes POR më ndjeshme në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 33°CEra do të fryjë mesatarisht me shpejtësi deri në 30 km/h përgjatë gjithë ditës nga drejtimi Verior.

Orët e para të ditës në Maqedonin e Veriut parashikohet të jenë me alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash, KU kthjellimet më të dukshme parashikohet të jenë në zonat Jugore. Ndërsa vranësirat më të shpeshat do të jenë në zonat Verilindore. POR në pjesën e dytë të ditës vranësirat do të shtohen në të gjithë Maqedonin të cilat më të dukshme pritet të jenë në zonat Verior edhe Lindore, por nuk do të sjellin reshje. Përsa i përket; Temperaturat e ajrit do të rriten si në vlerat minimale edhe ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 14°C vlera minimale deri në 36°C vlera maksimale në rang vendi. Ndërkohë; Era do të fryjë  mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale 28 km/h nga drejtimi Verior.

Kontinenti Europian në pjesën më të madhe të tij do të jetë nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që Europa Jugore të jetë kryesishtë nën ndikimin e intervaleve të gjata me kthjellime. Gjithashtu dhe Qëndra e kontinentit PARAQITET me alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare. Ndërsa Britania e Madhe parashikohet që të jetë nën mbizotërimin e vranësirave të shumta të cilat do të gjenerojnë reshje shiu. Po ashtu vendet Nordike dhe Lindja e kontinentit do të MBETEN me vranësira të dendura dhe reshje shiu, POR herë pas here pritet të ketë edhe rrebeshe shiu të shoqëruara me mini stuhi ere.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments