Republika e Kosovës; do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare gjatë orëve të paradites POR pas-mesditës dhe në vijim; vranësirat do të bëhën më të dukshme në të gjithe territorin e Kosovës KU në zonat kufitare me Shqipërinë; priten rrebeshe të izoluara shiu; nuk përjashtohet edhe mundësia e breshërit. Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin përmirësim të kushteve të motit duke bërë që; kthjellimet dhe vranësirat e lehta të jenë dominante; Temperaturat e ajrit do të vijojnë kostante në mëngjes POR rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 18°C vlera më e ulët në Mitrovicë deri në 38°C vlera më e lartë në Gjakovë. Era do të fryjë e lehtë paradite POR forcohet gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 55 km/h nga drejtimi JUGOR.
Republika e MV përgjatë gjithë 24-orëshit; do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë POR orët e pasdites do të sjellin vranësira KU herë pas here do të pësojnë zhvillim duke gjeneruar rrebeshe shiu të përkohëshmë; Parashikohet që në mbrëmje dhe gjatë natës moti të vijojë i nxehtë në të gjithë MV; Temperaturat e ajrit do të vijojnë njësoj në vlerat minimale POR rriten sërisht maksimalet duke luhatur vlerat ditore nga 16°C vlera minimale në qytetin e Ohrit deri në 40°C vlera maksimale e cila do të shënohet sërisht në Shkup. Ndërkohë; ERA do të paraqitet mesatare deri e FORTE duke arritur shpejtësinë mbi 50 km/h nga drejtimi permanent JUGOR.
Zhvillimi i një qëndre të fuqishme ciklonare prej disa ditësh në veri të Europës; me ndikim deri në qendër të Europës do të sjellë; vranësira dhe reshje të dendura shiu në Britaninë e madhe si edhe vendet Nordike; Po ashtu; aktivizimi i një qendre të presioni të ulët atmosferik përkatësisht mbi rajonin e Balltikut do të sjellë vranësira dhe rrebeshe shiu përgjatë gjithë ditës NDERSA nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta do të PARAQITET gadishulli Iberik;gadishulli i Ballkanit si edhe brigjet Greke