Moti i kthjellët dhe relativisht i nxehtë; do të mbizotërojë në Republikën e Kosovës Ku temperatura të larta priten në zonat kufitare me Shqipërinë. Parashikohet që; pas – mesditës dhe në vijim; vranësirat të bëhen të dukshme në pjesën më të madhe të republikës së Kosovës KU më të theksuara do të paraqiten në zonat perëndimore dhe jugperëndimore; duke sjell momente me reshje shiu. Temperaturat e ajrit të VIJOJNE të larta në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 18°C vlera minimale deri në 35°C vlera maksimale në rang territori; Era do të fryjë mesatarisht me shpejtesi mbi 50 km/h nga drejtimi permanent JUGOR.
Moti i kthjellët dhe i nxehtë; do të mbizotërojë në të gjithë republikën e MV përgjatë gjithë paradites NDERSA pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira të lehta e kalimtare në pjesën më të mdhe të MV; KU më të theksuara vranësirat paraqiten në zonat kufitare me Shqipërinë duke rrezikuar rrbehse të izoluara shiu. E njëjta situatë e motit do të na shoqërojë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë renie të lehtë në mëngjes POR mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C vlera minimale deri në 38°C vlera maksimale e cila do të shënohet sërisht në qytetin e Shkupit. Era do të fryjë e lehtë gjatë paradites POR deri e fortë; në pjesën e dytë të ditës duke arritur shpejtesinë maksimale 50 km/h nga drejtimi Jugor dhe Jugperëndimor.
Gadishulli Skandinav si edhe pjesërisht Qëndra e kontinentit do të VIJOJNE nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje të dendura shiu KU herë pas here shirat do të jenë në formë shtrëngate; shoqëruar me stuhi të forta ere. Po ashtu; Alpet e Europës si edhe Ballkani Verior do të përjetojnë rrebeshe shiu si edhe mini-stuhi breshëri NDERSA pjesa më e madhe e Europës do të jetë nën dominimin e masave ajrore me origjinë Afrikane duke sjellë; mot të kthjellët dhe temperatura të larta.