Tuesday, April 22, 2025
HomeSOCIALE39 mjete lundruese bllokohen nga Ksamili në Koman

39 mjete lundruese bllokohen nga Ksamili në Koman

Mjetet e bllokuara janë 25 jet ski, 4 skafë, 4 gomone dhe 6 varka metalike që kishin të instaluar motor uji.

Policia e Shtetit bën të ditur se, 22 mjete lundruese janë bllokuar nga Ksamili në Vlorë. 8 mjete lundruese janë bllokuar nga Durrësi në Shëngjin. 3 mjete lundruese janë bllokuar në Velipojë. 6 varka metalike janë bllokuar në liqenin e Komanit për mungesë dokumentacioni dhe kushteve të sigurisë.

Sipas Policisë së Shtetit, 16 prej mjeteve lundruese të bllokuara janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të Njësisë Policore Detare, duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, shkelje e cila rrezikonte jetën e pushuesve. Drejtuesit e këtyre mjeteve janë ndëshkuar secili me masë administrative 100,000 lekë.

Drejtuesit e 17 mjeteve të tjera lundruese, krahas masës së bllokimit të mjeteve, u ndëshkuan secili me masë administrative 10,000 lekë për mungesë dokumentacioni.

Ndërsa, drejtuesit e 6 mjeteve të tjera lundruese, (varka metalike), krahas masës së bllokimit të mjeteve, u ndëshkuan secili me masë administrative 20,000 lekë për mungesë dokumentacioni dhe të masave të sigurisë.

Ndërkohë, Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare përgjatë kësaj jave, iu kanë ardhur në ndihmë turistëve dhe vizitorëve, në 11 raste që kanë kërkuar ndihmë në hapësirën detare nga Ksamili në Koman.

Policia Kufitare apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese të zbatojnë me rigorozitet rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese, të jenë të pajisur me mjetet e shpëtimit, si dhe të respektojnë zonat e përcaktuara për lundrim me këto mjete, me qëllim që ata dhe pushuesit e tjerë të jenë të sigurt dhe të qetë.

Njëkohësisht, Policia Kufitare fton pushuesit të denoncojnë çdo rast të shkeljes së perimetrit të sigurisë detare, apo të masave të sigurisë gjatë udhëtimeve turistike në zonat bregdetare, liqenore dhe lumore, duke ju garantuar reagim të menjëhershëm.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ