Disa peshkaqenë në brigjet e Brazilit kanë rezultuar pozitivë ndaj kokainës, deklaruan shkencëtarët për BBC. Biologët detarë testuan 13 peshkaqenë brazilianë të marrë nga brigjet afër Rio de Zhaneiros dhe zbuluan se ata kishte nivele të larta kokaine në muskujt dhe mëlçinë e tyre. Përqendrimet ishin gati 100 herë më të larta se sa ishte raportuar më parë për krijesat e tjera ujore. ”Gjetjet janë shumë të rëndësishme dhe potencialisht shqetësuese”, tha eko-toksikologia detare Sara Novais