Në urën e vjetër pranë lumit Buna, monument kulture i kategorisë së II në Shkodër po kryhet riparimi i trasesë. Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ndoqi nga afër punimet që po kryhen në urë. “Në urën simbol të Shkodrës pranë lumit Buna po kryhet zëvendësimi i të gjithë trasesë së dëmtuar nga lëvizjet e motoçikletave dhe erozioni nga moti”, tha Beci. Kryebashkiaku Beci u shpreh se “brenda 3 ditësh kjo ndërhyrje nga Ndërmarrja e Shërbimeve të Punëve Publike, do ta kthejë funksionale të gjithë trasenë e Urës mbi lumin Bunë, monument kulturore i kategorisë II”. Beci i bëri thirrje qytetarëve, përdorues të motorëve të përdorin urën e madhe të asfaltuar e të mos e dëmtojnë Urën e Bunës me dru. Ura e vjetër e Bunës është monument kulture i kategorisë së II, që nga viti 2010. Në vitin 2011, pas ndërtimit të Urës së re të Bunës, në urën e vjetër lejohen vetëm këmbësorët.
Riparohet traseja e urës së vjetër në lumin Buna
RELATED ARTICLES