Friday, October 18, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAKurti: Serbisë dhe qarqeve të caktuara mike me të, nuk iu intereson...

Kurti: Serbisë dhe qarqeve të caktuara mike me të, nuk iu intereson normaliteti

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pasi një granatë dore u hodh dje në afërsi të liqenit te Ujmanit. Në një postim në rrjetet sociale, Kurti shprehet se institucionet e sigurisë do të zbulojnë aktorët e këtij sulmi kriminal dhe do t’i sjellin para drejtësisë. Kurti tha se njësitë policore relevante janë në vend të ngjarjes dhe po hetojnë rastin. “Serbisë dhe qarqeve të caktuara mike me të, nuk iu leverdis normaliteti i krijuar në atë pjesë të vendit tonë. Duke e humbur ndikimin në këtë zonë, nervozizmi u bëhet agresivitet. Edhe grupe të ndryshme kriminale, pak a shumë të lidhur me të, kanë humbur mundësinë për përfitime enorme çfarë i patën për më shumë se dy dekada që nga çlirimi i Kosovës. Kjo është e dhimbshme për ta dhe vështirë e pranueshme”, ka theksuar Kurti. “Institucionet e sigurisë do të zbulojnë aktorin apo aktorët e këtij sulmi kriminal dhe do t’i sjellin para drejtësisë. Kjo pjesë, ashtu si të gjitha tjerat të vendit tonë, me potencialin dhe bukuritë e saj do të përdoret nga të gjithë qytetarët pa dallim”, ka përfunduar Kurti. Si pasojë e granatës u dëmtuan dy vetura, njëra me targa vendore dhe tjetra me targa amerikane, por fatmirësisht nuk pati lëndime në njerëz, rreth orës 14:30 në vendin e quajtur “Te tuneli i pestë”, në rrugën magjistrale te liqeni i Ujmanit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments