Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARENumri i emigrantëve që kaluan La Manshin shënon rekord të ri

Numri i emigrantëve që kaluan La Manshin shënon rekord të ri

Numri i emigrantëve që mbërrijnë në BM, pasi kaluan La Manshin, ka shënuar një rekord të ri për gjashtë muajt e parë të një viti kalendarik. Të dhënat e Home Office tregojnë se 257 njerëz e bënë udhëtimin me katër varka të dielën, duke e çuar totalin e përkohshëm për vitin në 12 901. Rekordi i mëparshëm për ardhjet në semestrin janar-qershor ishte 12 747 në 2022. Në gjysmën e parë të 2023 mbërritjet ishin 11 433. Totali i vitit 2024 deri më sot është 17% më i lartë se numri i mbërritjeve të regjistruara këtë kohë vitin e kaluar (11 058) dhe është rritur 8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022 (11 975). Vitin e kaluar gjithsej 29 437 emigrantë mbërritën në BM, 36% më pak nga rekordi 45 774 në 2022. Më shumë se 3 000 të ardhur janë regjistruar që nga shpallja e zgjedhjeve të përgjithshme më 22 maj (3 019), dhe emigracioni është një fushë beteje kryesore në fushatën zgjedhore. Gjatë gjashtë viteve e gjysmë të fundit, teksa është shpalosur kriza e fundit e migracionit, 127 246 njerëz kanë mbërritur në Britaninë e Madhe pasi kanë kaluar La Manshin, tregojnë të dhënat e regjistruara që nga fillimi i 2018-ës. Rreth 82 265 njerëz kanë bërë udhëtimin që kur qeveria arriti marrëveshjen e ngecur për dërgimin e emigrantëve në Ruanda në prill 2022

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments