Saturday, November 23, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURENxënësit e shkollës “Jan Kukuzeli”, portretizojnë skenën e pikturës “Peshkatarët”

Nxënësit e shkollës “Jan Kukuzeli”, portretizojnë skenën e pikturës “Peshkatarët”

 Nxënësit e talentuar të shkollës së mesme artistike “Jan Kukuzeli”, në Durrës kanë portretizuar skenën e pikturës “Peshkatarët” të piktorit Abdullah Cangonji, që përfaqëson dhe një pjesë të qytetit të tyre.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu e cila ndau dhe portretin bëri të ditur se këto portretizime po kryhen në kuadër të Vitit të Gjuhës Shqipe dhe në kuadër të 80-Vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë.

“Në Vitin e Gjuhës Shqipe dhe në kuadër të 80-Vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë, nxënësit e shkollave të mesme i japin jetë veprave ikonë të artit shqiptar, të cilat përfaqësojnë figura kulturore dhe personalitete të rëndësishme të historisë sonë, si dhe momente kyçe të së shkuarës, duke rikthyer në vëmendje ngjarjet dhe figurat që kanë ndikuar në historinë dhe identitetin kombëtar shqiptar”, deklaroi ministrja.

Portreti u realizua nga nxënësit Kleo Muho, Omar Nelaj, Adrian Plakalli, Erlind Hoxha, Ermal Sinamati, Redon Koçi. Fotografia u realizua nga nxënësi Arlen Kuriçi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments