Itali-Shqipëri në Euro 2024 e kthen Lorik Canën pas në kohë, pikërisht në vitin 2016 kur kombëtarja e Shqiponjave mori pjesë në kompeticionin e parë evropian në historinë e saj, me gjithë emocionet e përfshira, shkruan Tg24.it.
E njëjta gjë që djemtë e Sylvinhos do të ndjejnë në debutimin e tyre, përpara se të vënë në lojë gjithçka që kanë.
Ndoshta Loriku do të kishte dashur të shkonte edhe në atë fushë sepse ”ndeshje të tilla të bëjnë të duash të luash sërish”, por shpirti i luftëtarit nuk zbutet kurrë, edhe pasi ka luftuar për kombëtaren e tij prej vitesh.
”Skuadra nuk ka asgjë për të humbur, duhet të shijojë momentin dhe të vazhdojë të rritet, tani ka edhe më shumë cilësi në skuadër. Përpara do të jenë ‘luftanijet’ që do të testojnë nivelin e Shqipërisë, duke përfshirë një Italinë”, nënvizon Cana për “TuttoSport”.
Shqipëria ishte një nga lajmet e lumtura të kualifikueseve.
Tani, kampionati evropian, një moment për t’u shijuar plotësisht për Lorik Canën.
”Shqipëria nuk ka asgjë për të humbur, duhet të fokusohet në rrugën e saj të rritjes, siç bëri në grupin kualifikues ku përfundoi e para. Nuk kishte emra të mëdhenj, por skuadra bëri një punë të shkëlqyer, me Sylvinhon të aftë për të shfrytëzuar materialin në dispozicion dhe që i lejoi kombit tonë të merrte pjesë në Kampionatin Evropian. Fatkeqësisht përfunduam në grupin më të vështirë, kjo na bën më pak presion, por vështirësia është shumë më e madhe”, theksoi Cana.
”Ndryshe nga ne në 2016, ata duhet të kenë më pak presion: kur u kualifikuam ishte hera e parë, e ndjemë më shumë. Tani duhet ta shijojnë pa keqardhje, kemi edhe elementë që luajnë në Itali dhe që e njohin kundërshtarin, ndaj mund të jetë avantazh”, shton ai.
”Shqipëria mbetet ende një ekip i vlefshëm: ne mbrohemi shumë mirë, me një shtyllë tërësisht italiane, për të mos thënë që ka edhe shumë surpriza për sa i përket emrave dhe kanë më shumë cilësi në mesfushë. Është e rëndësishme të shihet gjendja e Brojës: nëse ai është mirë mund të jetë shkatërrues”, shton Cana.
”Asani ishte një surprizë e bukur, rezultat i skautingut të gjerë në të gjithë botën. Ka talent. Sa i përket Asanit, shpresoj që të vazhdojë me gola atë që bëri në eliminatoret”, shton ai.
I pyetur mbi gjendjen e skuadrës italiane Cana theksoi se ”kjo Itali nuk ka më Totti, Del Piero dhe Baggio, por pavarësisht kësaj, Italia mbetet një nga emrat e mëdhenj të Evropës, edhe nëse përballë ka një Spanjë ndër më të fortat dhe një Kroaci surprizuese”.