Wednesday, November 27, 2024
HomeSOCIALE892.5 milionë lekë për rehabilitimin e infrastrukturës së kullimit në Durrës

892.5 milionë lekë për rehabilitimin e infrastrukturës së kullimit në Durrës

Këshilli i Ministrave miratoi sot një shtesë në vendimin “Për përdorimin e fondit të rindërtimit për financimin e zbatimit, mbikëqyrjes dhe kolaudimit për rehabilitimin e infrastrukturës së rrjetit të kullimit në zonën Porto-Romano-Kënetë dhe sistemimin e rrjetit të ujërave të shiut në zonën urbane të qytetit të Durrësit”. Konkretisht, bashkisë Durrës, në buxhetin e miratuar për vitin 2023, i transferohet fondi prej 892. 5 milionë lekë pa TVSH, për financimin e zbatimit, mbikëqyrjes dhe kolaudimit për rehabilitimin e infrastrukturës së rrjetit të kullimit në zonën Porto-Romano – Kënetë dhe sistemimin e rrjetit të ujërave të shiut në zonën urbane të qytetit të Durrësit. Fondi përballohet nga shpenzimet buxhetore të fondit të rindërtimit miratuar për vitin 2023 dhe i transferohet Bashkisë Durrës, në formën e transfertës së pakushtëzuar. Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe bashkia Durrës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments