Wednesday, November 27, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ART8 site të trashëgimisë kulturore me bileta online

8 site të trashëgimisë kulturore me bileta online

Vizitorët e objekteve kulturore, vendas e të huaj, kanë edhe një alternativë tjetër, për blerjen e biletave. Për 8 site kulturore, biletat mund të blihen edhe online, madje çmimi i biletave online është më i lirë se në sportelet fizike. Ministrja e Kulturës, Elva Margariti në një postim në rrjetet sociale, kujton se duke blerë biletat online, vizitorët do të mund të shmangin radhët e gjata, duke kursyer kohë dhe para. Biletat janë të vlefshme online për Parkun Kombëtar të Butrintit, Muzeun Historik Kombëtar, Muzeun Kombëtar “Gjergj Kastrioti” Krujë, Muzeun Kombëtar ikonografik “Onufri”, Kalanë e Gjirokastrës, Kalanë e Shkodrës, Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” dhe Parkun Arkeologjik Apoloni. Biletat online mund të blihen ne myticket.alhttp://ata.gov.al/2022/08/15/8-site-te-trashegimise-kulturore-me-bileta-online/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments