Gjatë muajit qershor 2024, bankat dhanë 4.6 miliard lekë kredi për shtëpi, në rënie me 0.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, bëri të ditur Banka e Shqipërsë. Ndërkohë për 6-mujorin, kredia për shtëpi e disbursuar nga sektori bankar arriti vlerën e 27.5 miliardë lekëve, në rritje me 13.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas BSH-së, 73% e kredisë për shtëpi është dhënë në monedhën lekë. Kjo pasi norma mesatare e interesit të kredisë për shtëpi në lekë ka prekur nivelin më të ulët 4.59%, që prej nëntorit 2022. Aktualisht portofoli aktiv i kredisë për blerjen e banesave ka arritur vlerën e 196.2 miliard lekëve, në rritje vjetore me 10.2%. Ky portofol përbën 25% të kredisë totale për ekonominë shqiptare. Ndërkohë, kredia në euro po bie ritme të shpejta dhe u tkurr me 43% për gjashtë muajt e parë të këtij viti.