Plot 521 vjet më parë si sot, saktësisht më 16 gusht të vitit 1501, Mikelanxhelo (1475-1564) u pajtua dhe u autorizua për realizimin e asaj që do të ishte njëra prej kryeveprave të tij më të famshme, siç është “Statuja e Davidit”. Skulptura prej mermeri, 5.17 metra e lartë, ngrihet sot me gjithë madhështinë e saj të përjetshme në muzeun e artit “Galeria e Akademisë së Firences”, në Itali. Shumë artistë të tjerë para dhe pas Mikelanxhelos kanë përshkruar me realizimet e tyre vrasësin biblik të gjigantit Goliad, ndër ta Donatello (1386-1466), dhe Gian Lorenzo Bernini (1598-1680). Mikelanxhelo ishte një skulptor, piktor, arkitekt dhe poet italian i Rilindjes. I lindur në republikën e atëhershme të Firences, vepra e Mikelanxhelos pati ndikim të jashtëzakonshëm në zhvillimin e artit perëndimor, veçanërisht në zhvillimin e nocioneve të Rilindjes për humanizmin dhe natyralizmin. Protagonist i Rilindjes italiane dhe europiane ai vlerësohet si një nga artistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Në tërësi, Mikelanxhelo ishte një artist sa gjenial, po aq dhe i trazuar. Emri i tij është i lidhur me një sërë veprash që kanë hyrën në historinë e artit botëror, disa prej të cilave të njohura si ndër më të rëndësishmet e artit perëndimor. Statuja e Davidid, “Pietà”, Kupola e Shën Pjetrit si dhe cikli i afreskeve në “Cappella Sistina” konsiderohen arritje të pakrahasueshme të gjenisë krijuese të Mikelanxhelos.http://ata.gov.al/2022/08/16/521-vjet-nga-lindja-e-davidit/
521 vjet nga lindja e Davidit
RELATED ARTICLES