Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEARSIM500 aplikues më shumë se vitin e kaluar në degët e UBT

500 aplikues më shumë se vitin e kaluar në degët e UBT

Universiteti Bujqësor i Tiranës (UBT) këtë vit ka arritur të marrë më shumë studentë, në përmbyllje të raundit të parë të aplikimeve dhe regjistrimeve në arsimin e lartë. Fatbardh Sallaku, rektor i UBT-së, tha se, “numri i aplikantëve në Universitetin Bujqësor ka qenë rreth 500 aplikues më shumë se viti i kaluar, dhe përkthyer kjo në regjistrime aktualisht në raundin e parë, në programet e ndryshme që ne kemi në bachelor, janë regjistruar 810 studentë, pra 80 studentë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të shkuar”. Sallaku theksoi se, në Universitetin Bujqësor nuk do të mbyllet asnjë degë, duke marrë parasysh edhe raundin e dytë, ku numri minimal i nevojshëm me studentë do të plotësohet. “Disa degë që vjet nuk u aktivizuan, siç ishte peshkimi apo zooteknia, sivjet të gjitha këto degë aktivizohen dhe vëmë re me kënaqësi që të rinjtë i janë kthyer këtyre programeve. Bëhet fjalë për programe të cilat e kanë vendin e punës të garantuar, por mbi të gjitha janë programe për të cilat çdo i ri që regjistrohet do të marrë 40 mijë lekë në muaj, që është e barabartë me pagën minimale në Shqipëri”, tha ai në një prononcim për mediet. Krahas studentëve shqiptarë, Bujqësori do të presë këtë vit të ri akademik edhe studentë nga Italia. Rektori bëri të ditur se, në datën 2 tetor, priten 20 studentë italianë që do të fillojnë në programet duale në Universitetin Bujqësor, në arkitekturë, inxhinieri pyjesh, teknologji ushqimore e në shumë programe të tjera. Këtë vit të rinjtë kanë shfaqur më tepër interes për degët që janë cilësuar si prioritet kombëtar nga qeveria, duke ofruar për studentët që do të regjistrohen, bursë në vlerën e pagës minimale, pra 40 mijë lekë në muaj. Duket se ky vendim ka ndikuar tek maturantët për t’i parë me sy më pozitiv këto degë, që vitet e fundit kishin mbetur në harresë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments