Saturday, April 19, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETARE5 miliardë euro kredi për Ukrainën

5 miliardë euro kredi për Ukrainën

Ministrat e Financave të Bashkimit Evropian miratuan sot një ndihmë financiare prej 5 miliardë eurosh (5 miliardë dollarë) për Ukrainën, ndërsa Kievi vazhdon të përballet me pushtimin rus. “Është një lajm i shkëlqyer që ministrat kanë miratuar pjesën tjetër të programit tonë të jashtëzakonshëm të ndihmës makro-financiare”, tha zëvendëspresidenti i Komisionit të BE-së, Valdis Dombrovskis në një takim të ministrave të Financave të BE, në Pragë. Komisioni Evropian ka propozuar rritjen e fondit në tregjet e kapitalit, ku interesat dhe tarifat do të paguhen nga buxheti i BE-së.

“Ministrat e BE-së janë të gatshëm të japin garanci kombëtare për të vënë në dispozicion një kredi prej 5 miliardë eurosh”, shkroi Dombrovskis në Twitter. Shuma e propozuar është pjesë e një pakete me vlerë 9 miliardë euro të shpallur në maj. Kësti i fundit kërkon ende miratimin e Parlamentit Evropian, megjithëse kjo shihet si një formalitet. Nga kjo shumë, 1 miliard euro u disbursuan në fillim të gushtit. Komisioni merr hua në tregjet e kapitalit në emër të BE-së për të financuar ndihmën makrofinanciare (MPJ), siç njihet zyrtarisht.http://ata.gov.al/2022/09/09/prage-be-ja-5-miliarde-euro-kredi-per-ukrainen/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ