Lëvizja Popullore e Kosovës në rrethana të rënda të pushtimit, ka lëvizur përpara drejt qëllimit të saj kryesor, çlirimit kombëtar të trojeve shqiptare. Kështu u tha sot në akademinë e mbajtur në Ferizaj për shënimin e 40-vjetorit të bashkimit politik të organizatave patriotike shqiptare dhe të krijimit të Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK). Në emër të kryetarit të komunës së Ferizajt, Agim Aliu, Valton Dërguti tha se historia e popullit shqiptar ka treguar që në momentet e caktuara, partitë politike kanë treguar gjithherë pjekurinë e tyre duke u bashkuar për të luftuar ndaj armiqve shekullorë. “Një bashkim i tillë, po ashtu ishte edhe 40 vjet më parë kur shoqatat patriotike të shqiptarëve të Kosovës arritën të bashkohen për një ideal, për lirinë e vendit. Qoftë I përjetshëm gjaku I gjithë atyre që dhanë jetën për liri dhe përkujtim i përhershëm edhe për gjithë veprimtarët që dhanë kontribut për lirinë dhe çlirimin e vendit”, theksoi Dërguti. Ndërsa veprimtari Mustafë Xhemajli në këtë akademi ka folur për zhvillimin përkitazi me Lëvizjen Popullore të Kosovës për Ferizajn me rrethinë nga viti 1945 deri 1999. Xhemajli tha se Lëvizja në rrethana të rënda të pushimit, megjithatë ka lëvizur përpara drejt çlirimit kombëtar të trojeve shqiptare. “Ferizaj është përfshirë në çdo periudhë të kësaj Lëvizjeje, e cila në rrethana të rënda të pushimit, megjithatë ka lëvizur përpara drejt qëllimit të saj kryesor, çlirimit kombëtar të trojeve shqiptare. Menjëherë pas shkeljes së Rezolutës së Bujanit ku ishte vendosur bashkimi i Kosovës me Shqipërinë dhe pas ripushtimit të Kosovës nga ushtria partizane, u riaktivizuan dhe u riorganizuan organizata të fuqishme me programin për çlirimin e Kosovës dhe bashkimin e saj me Shqipërinë”, theksoi Xhemajli. Veprimtari i çështjes kombëtare Berat Luzha ka folur për rolin dhe rëndësinë dhe kontributin e nënave si faktori i pazëvendësueshëm në përpjekjet e gjata dhe të mundimshme për liri. “Kontributi i nënave është i pafund, por gjithmonë e i përcjellë me sakrifica e rreziqe jo vetëm për familjen… Nënat shqiptare janë krenaria dhe dhembja jonë e madhe, të vuajtura pafundësisht, por gjithmonë të pathyeshme. Pos që na dhanë djem e vajza, dalzotës të atdheut, ato ndihmuan dhe kontribuuan aq shumë edhe në lëvizjen kombëtare në luftën për liri”, tha ai. Nismëtar për themelimin e kësaj Lëvizjeje, ishin patriotët: Jusuf e Bardhosh Gërvalla, Kadri Zeka e Ibrahim Kelmendi.http://ata.gov.al/2022/08/16/shenohet-40-vjetori-i-lpk-se-kontribut-ne-clirimin-e-trojeve-shqiptare/
40-vjetori i LPK-së: Kontribut në çlirimin e trojeve shqiptare
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on