4 vjet më parë ndahej nga jeta, simboli i rezistencës kombëtare shqiptare Adem Demaçi. Me prejardhje nga fshati Lupq i Podujevës, Demaçi u lind më 26 shkurt 1936 në Prishtinë. Adem Demaçi ishte veprimtar për kauzën kombëtare në kohën e Jugosllavisë dhe luftonte për barazinë e Kosovës me Republikat e tjera të Jugosllavisë. Për angazhimin e tij politik, Adem Demaçi vuajti 28 vjet me radhë në burgjet e Jugosllavisë. Pasi u lirua, ai menjëherë vazhdoi aktivitetin e tij politik. Adem Demaçi quhet edhe Nelson Mandela i Evropës. Nga mesi i viteve 1990, ai ishte pjesë e protestave të shqiptarëve etnikë kundër dhunës nga regjimi i Slobodan Millosheviç. Avokati i pavarësisë së Kosovës, Demaçi, u nderua me çmimin prestigjioz të Parlamentit Evropian “Saharov” për të drejtat e njeriut në vitin 1991. Adem Demaçi udhëhoqi Këshillin për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (KMDLNJ) nga 1990 deri 1995. Në harkun kohor 2005-2007, qëndroi në krye të Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Në vitin 2010, në shenjë vlerësimi për veprimtarinë e ngjeshur me karakter kombëtar, u dekorua me urdhrin “Hero i Kosovës”.https://ata.gov.al/2022/07/26/4-vjet-nga-vdekja-e-adem-demacit/
4 vjet nga vdekja e Adem Demaçi
RELATED ARTICLES