Wednesday, April 23, 2025
HomeSOCIALE3000 të rinj në Pukë përfitues nga financimi i BE-së në objektet...

3000 të rinj në Pukë përfitues nga financimi i BE-së në objektet arsimore

Rreth 3000 të rinj të bashkisë Pukë do të përfitojnë nga ndërhyrjet që do të kryhen në tre objektet edukativo-arsimore nëpërmjet skemës së granteve BE për Bashkitë, e financuar nga Bashkimi Evropian. Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri njofton se do të investohet për palestrën e shkollës “Migjeni” dhe Qendra Lokale Sportive do të rikonstruktohen ndërsa do të krijohet Qendra Inovacionit e cila do të ofrojë shërbime inovative për sipërmarrësit e rinj. Projekti “BE për Bashkitë” hapi thirrjen e parë për aplikime në skemën e granteve për të gjitha bashkitë shqiptare. Thirrja e parë për grante investimesh nga projekti “BE për Bashkitë” ka si qëllim mbështetjen e potencialit zhvillimor të bashkive dhe përmirësimin e kushteve mjedisore dhe socio-ekonomike në komunitetet lokale në Shqipëri. Prioritet do t’u jepet bashkive të cilat në fokus të projekt propozimeve të tyre do të kenë tematika të lidhura me rehabilitimin, rindërtimin dhe modernizimin e infrastrukturës publike vendore, përmirësimin e cilësisë dhe aksesit në shërbimet publike vendore dhe mbështetjen e zhvillimit socio-ekonomik lokal. Përmes kësaj thirrjeje, BE për Bashkitë do të nxisë zbatimin e planeve dhe objektivave strategjike dhe zhvillimore të bashkive dhe do të forcojë kapacitetet e tyre për menaxhimin e fondeve të BE-së.http://ata.gov.al/2022/08/13/3000-te-rinj-ne-puke-perfitues-nga-financimi-i-be-se-ne-objektet-arsimore/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

JamesBok on Bashkia CERRIK
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
JamesBok on Bashkia CERRIK
JamesBok on Qarku DIBER
JamesBok on Bashkia DELVINE
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ