Ceremonia e shënimit të 23-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës ka nisur me parakalimin e gardës së Policisë. Në këtë ceremoni janë të pranishëm presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, Kryeministri, Albin Kurti, kreu i MPB-së, Xhelal Sveçla. Po ashtu, janë të pranishëm edhe përfaqësues nga kori diplomatik. Në 23-vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, Vjosa Osmani tha se policia e Kosovës është histori suksesi dhe institucion i qëndrueshëm me besueshmëri të lartë tek qytetarët. Osmani tha se Policia e Kosovës është kujdesur për sovranitetin dhe sigurinë e Kosovës. “Policia e shtetit tonë tregon se është jo vetëm një nga hallkat e shtetit por ndër historitë më të suksesshme që mund të krijomë institucione të qëndrueshme me besueshmëri të lartë të qytetarëve tanë. Ju keni qenë vazhdimisht ndër shtyllat e shtetit dhe garantuesit e sigurisë dhe jetës e pronës së Kosovës. Dua ti kujtojë policët që ranë në krye të detyrës që nuk janë kujtesa jonë e përhershme duhet të vazhdojnë të jenë motivimi ynë për ti shërbyer të gjithë qytetarëve tanë. Policia e Kosovës ka dëshmuar se angazhimi për vendin është nder dhe ideal. Keni ndihmuar në ruajtjen dhe forcimin e sovranitetit të Kosovës. Republika e Kosovës është e interesuar të zhvillojë policinë dhe barazinë gjinore në këtë institucion. Anëtarësimi në Interpol dhe organizata tjera është shumë i rëndësishëm për arritjen e këtyre qëllimeve”, tha ajo. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në ceremoninë solemne të shënimit të 23-vjetorit të themelimit tha se zyrtari policor në çdo ditë të punës e ka detyrën e profesionit më fisnik atë të mbrojtjes së qytetarëve. “Javën që shkoi ne u ballafaquam me një rast shumë të rëndë ku një vajzë e mitur qe sot do të duhej të ishte në bankat shkollore ndodhet në strehimore. Prandaj nga ju pritet të jeni në nivel të sigurisë në çdo cep e kudo. Trasoni rrugët lehtësisht të kalueshme për të gjithë. Për këtë kohë sa bashkëpunojmë jeni dëshmitarë se jeni të pakompromis ndaj krimit nuk jeni ndal ndonëse nga bandat e ndryshme janë drejtuar armët dhe janë shkrepur plumbat”, u shpreh Kurti. Ai tha se integriteti moral dhe personal janë shtylla të domosdoshme për Policinë e Kosovës. “Jemi të vetëdijshme për sfidat tuaja por bashkërisht duhet të punojmë për të krijuar në polici model integritet moral dhe personal .http://ata.gov.al/2022/09/06/shenohet-23-vjetori-i-themelimit-te-policise-se-kosoves/
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on