Sunday, April 20, 2025
HomeSOCIALE22 ushtarë në misionin e NATO-s në Egje

22 ushtarë në misionin e NATO-s në Egje

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave njoftoi sot, se Shqipëria do të dërgojë 22 ushtarë dhe një anije “Iliria” në misionin e NATO-s në detin Egje. “Vendimi që morëm sot në Këshillin e Ministrave ishte për të dërguar një mision prej 22 ushtarakësh dhe një anije “Iliria” të klasit në misionin e NATO-s në detin Egje. Kjo është një pjesëmarrje e rëndësishme e Shqipërisë, në kuadrin e kontributeve ne operacionet ndërkombëtare, kryesisht në kuadrin e NATO-s, por edhe të BE-së dhe OKB-së”, tha Peleshi. Ministri vuri në dukje se, “ne jemi aktivë në KFOR, ku është prezenca më e madhe në Kosovë, jemi prej më shumë se një viti në Bullgari me një togë, jemi ofruar për të dërguar më shumë se 100 ushtarakë në Rumani për të forcuar krahun lindor të NATO-s. Jemi prej 7 vitesh në Letoni, jemi në Irak, Egjipt, Sinaj, në Sudanin e Jugut dhe tani shtohet një mision tjetër dhe bëhen rreth 8 misione ku marrim pjesë në mënyrë aktive”. Peleshi tha se, “angazhimi ynë në këto misione të NATO-s, na bën që të jemi jo vetëm përfitues të sigurisë por edhe kontribues të paqes dhe sigurisë”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ