Nisma është konceptuar edhe si një garë pozitive mes shkollave, bizneseve dhe komunitetit, ku më aktivët do të vlerësohen me çmime simbolike dhe promovim publik.
Instalacioni për grumbullimin e tapave është vendosur tek Bahçja e Trëndafilave, një nga hapësirat më të frekuentuara të qytetit.

Sipas bashkisë, grumbullimi i tapave do të bëhet çdo dy javë, ndërsa transportimi i tyre çdo muaj, me rezultatet që do të publikohen rregullisht.

Bashkia Elbasan i bën thirrje të gjitha shkollave, bizneseve dhe familjeve që t’i bashkohen kësaj nisme, duke kontribuar në një qytet më të pastër dhe më solidar.