Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEEKONOMI20% më shumë eksporte bujqësore

20% më shumë eksporte bujqësore

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca duke marrë fjalën në seancën plenare në Kuvend gjatë diskutimit të projektligjit për vreshtarinë dhe verën, tha se, “pr/ligji që diskutojmë sot është hartuar në bazë të problematikave të bujqësisë, por pa lënë pas edhe bisedimet me fermerët”. “Mesazhet që më vijnë nga prodhuesit e verës janë optimistë duke na uruar që më në fund po çojmë para një unë që pritet prej tyre prej shumë kohësh. Punë që është bërë dorë për dore me ta. Ligj që ka katër vite që piqet në zyra që më pas është pasur në një punë të detajuar edhe në komisionin e veprimtarisë prodhuese”, u shpreh Krifca. Ministrja shpjegoi se është bërë punë qelibar dhe t’i hidhet baltë sektorit që është promotor i prodhimit është gabim. “Funksioni i këtij parlamenti është funksion legjislativ. Unë nuk vi nga zyra, nuk rri në zyrë 24 orë. Unë vi nga terreni, nëse kam një qasje në punën time është të kuptoj çfarë ndodh në terren. I përgjigjem çdo mesazhi të fermerëve, ulem diskutoj me ta. Nuk them që çdo ecën shkëlqyer, sigurisht që ka problematika të një sistemi bujqësor të trashëguar. Kemi një sipërfaqe të prodhimit të ruajtur në mos në rritje, jemi gati 20% më shumë eksporte se vitin e kaluar”, tha ministrja. Krifca vuri në dukje mbështetjen e drejtpërdrejtë që ka adresuar qeveria në mbështetje të bujqësisë për të zbutur kostot e prodhimit përballë inflacionit të rritur nga kriza. “Në një vit sfidash fermerët tanë prodhojnë më shumë. Kemi mbështetur 5.1 mld lekë përmes skemës mbështetëse për fermerët. Jemi në një vit kur qeveria i ka dhënë prioritet bujqësisë sepse kemi trashëguar problematika që duam ti ofrojmë zgjidhje. Ne me ligjin e ri formalizojmë bujqësinë, nëse kemi pasur një situatë të mbiprodhimit të rrushit pa kriter, vëmë rregulla. Nuk do të lejojmë që produktin e importit ta favorizojmë dhe duke e përzier me produktet autoktone. Ky ligj mbron fermerin, krijon kushte që fermeri dhe kantinat e verës të bashkëpunojnë duke i dhënë vlerë produktit”, tha Krifca.https://ata.gov.al/2022/12/21/krifca-20-me-shume-eksporte-bujqesore/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments