Qeveria po zbaton prej dy vitesh skemën mbështetëse të naftës pa taksa për bujqësinë, duke lehtësuar buxhetet e fermerëve në punët e bujqësisë. Buxheti adresuar kësaj skeme ka ardhur në rritje, teksa është rritur edhe interesi i fermerëve për të përfituar nga kjo masë. Sipas të dhënave nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, krahasuar me vitin 2021, këtë vit numri i aplikantëve në skemën e naftës pa taksa për bujqësinë është rritur në 50 mijë nga 20 mijë aplikantë që ishin një vit më parë. Teksa është dyfishuar apo trefishuar edhe buxheti për naftën për bujqësinë. MBZHR, bën të ditur se, kjo skemë po vazhdon zbatimin me sukses dhe sot është nevojë shumë e madhe duke parë dhe rritjen e çmimit të naftës në treg. Skema e naftës pa taksa për fermerin lehtësuar kostot e prodhimit, teksa synon mbështetjen e prodhimit vendas bujqësor. Ekspertët e vlerësojnë skemën e naftës si mbështetjen më të madhe që i është dhënë ndonjëherë fermerëve nëpërmjet skemës kombëtare. Këtë vit qeveria ka dhënë 2 miliardë lekë për naftën, ndërsa skemat e tjera mbështetëse janë të qëndrueshme prej disa vitesh, siç është ajo për bletarinë, blegtorinë e serrat. Deri tani janë shpërndarë mbi 8 milionë litra naftë. Ndërsa janë 36 mijë fermerët përfitues të naftës, deri në fund të shtatorit.http://ata.gov.al/2022/09/22/2-miliarde-leke-buxheti-per-skemen-e-naftes-pa-taksa-ne-bujqesi/
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on