Wednesday, November 27, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ART145 milionë jenë japonez

145 milionë jenë japonez

Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik miratoi sot marrëveshjen me shkëmbim notash, ndërmjet Shqipërisë dhe Japonisë, mbi bashkëpunimin ekonomik japonez për projektin për përmirësimin e pajisjeve për konservimin, restaurimin dhe mjedisin ekspozues në Muzeun Historik. E ftuar për të dhënë shpjegime rreth marrëveshjes ishte Zerina Bruci, Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Kulturës, e cila se granti i vënë në dispozicion nga qeveria japoneze është deri në 145 300 000 jenë japonez. Në cilësinë e relatores, Teuta Ramaj shpjegoi fokusin e këtij projektligji. “Bashkëpunimi ekonomik ndërmjet palëve me synimin për të promovuar zhvillimin ekonomik e social të vendit tonë nëpërmjet dhënies së grantit për këtë projekt, do të sigurojë mjetet e nevojshme për përmirësimin e funksionimit të Muzeut Historik dhe krijon kushte të përshtatshme për përmirësimin e shërbimit ndaj publikut në ambientet e muzeut”, tha ajo. Në përfundim të pyetjeve dhe diskutimeve anëtarët miratuan në parim nen për nen dhe në tërësi marrëveshjen në fjalë.https://ata.gov.al/2022/09/14/145-milione-jene-japonez-per-restaurimin-e-muzeut-historik/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments