Tuesday, April 22, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURE11 aktore për shfaqjen teatrale “7 minuta”

11 aktore për shfaqjen teatrale “7 minuta”

Një tekst i fuqishëm nga Stefano Massini dhe regjisorja Driada Dervishi, bëjnë bashkë 11 aktore. Drama “7 minuta” e cila trajton dinjitetin dhe të drejtat e punëtoreve, vazhdon turneun e saj dhe së shpejti do të vihet në skenën e Pallatit të Kulturës në Ersekë. Në këtë shfaqje do të interpretojë një trupë aktoresh të mirënjohura: Yllka Mujo, Luiza Xhuvani, Zamira Kita, Olta Daku, Anila Bisha, Rudina Dembacaj, Adelina Muça, Alesia Xhemalaj, Paola Kodra, Ajlin Petrela dhe Xhoana Karaj. Pjesa teatrale trajton historinë e një grupi punëtoresh të një biznesi tekstilesh i cili do të blihet nga një kompani shumëkombëshe. Gratë duken të lehtësuara që nuk do të ketë pushime nga puna por, në marrëveshjen e shitjes ka një pikë të veçantë. Të mbyllura në një dhomë, 11 gratë diskutojnë nëse do e pranojnë uljen prej 7 minutash të pushimit të drekës. 7 minuta fillimisht u duken pak, por debati nis e nxehet dhe çdo grua sjell në atë dhomë, gjithë jetën e saj, përpara se të japë votën.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ