Butrinti vijon të jetë protagonisti i madh i Javës së Italisë. Pas spektaklit të baletit bashkëkohor në amfiteatrin e Parkut Arkeologjik, u mbajt edhe konferenca “Butrinti Njëqind. Një traditë aktuale e arkeologjisë italo-shqiptare”, për nder të arkeologut të njohur Luigi Maria Ugolini, me rastin e njëqindvjetorit të misionit që çoi në rizbulimin e Butrintit. Konferenca u zhvillua në mjediset e Muzeut Arkeologjik Tiranë, ku ishin të pranishëm arkeologë, studiues, botues, përfaqësues të Institutit Italian të Kulturës e të tjerë. Prej vitesh në Shqipëri organizohen ekspedita arkeologjike nga një grup i përbashkët italo-shqiptar. Në këtë konferencë u prezantua libri i Luigi M. Ugolini “Butrinti, Miti i Eneas-Gërmimet”, i përkthyer në shqip. Konferenca u organizua nga Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me Ambasadën Italiane në Tiranë, Departamentin e Historisë Kulturave Qytetërimeve, Seksionin e Arkeologjisë pranë Universitetit të Bolonjës, Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, si dhe Muzeun Arkeologjik Tiranë. Instituti Italian i Kulturës me këtë rast, u shpreh se përfitojnë nga rasti për të festuar rizbulimin e Butrintit dhe fillimin e një bashkëpunimi arkeologjik mes Italisë dhe Shqipërisë, në këtë 100-vjetor të udhëtimit të parë eksplorues të arkeologut italian Luigi Maria Ugolini në Shqipëri.
100-vjetori i rizbulimit të Butrintit, tradita e arkeologjisë italo-shqiptare
RELATED ARTICLES