Shefi ekzekutiv i Meta, Mark Zuckerberg, ka pohuar se Elon Musk, pronari i X, i njohur më parë si Twitter, nuk është serioz për të zhvilluar “dyluftimin në kafaz”. Në një postim në Threads, një platformë e mediave sociale digjitale e lançuar më 5 korrik si një konkurrent i X, Zuckerberg tha se i ka ofruar Musk “një takim të vërtetë” për dyluftim. “Unë mendoj se të gjithë mund të pajtohemi se Elon nuk është serioz dhe është koha të ecim përpara. Unë i ofrova një takim të vërtetë… Elon nuk do që të konfirmojë datën, më pas tha se kishte nevojë për operacion dhe tani kërkon të bëjë një raund praktik në oborrin e shtëpisë time”, tha ai të dielën. Musk në përgjigjen e tij në platformën X, e quajti Zuckerbergun “pulë”. Musk fillimisht kishte shprehur gatishmërinë e tij që të ballafaqohet në dyluftim në rastin e parë. Musk e kishte sfiduar Zuckerbergun në një duel pas raportimeve se CEO i Meta do të hapte një rrjet të mediave sociale të ngjashme me Twitter. Më 22 qershor, Zuckerberg njoftoi se kishte pranuar ofertën për “dyluftim në kafaz”. Themeluesi i Teslas kishte thënë gjithashtu se ishte në bisedime me autoritetet italiane dhe ata kishin rënë dakord për një “lokacion epik” për dyluftimin, të ardhurat e të cilit do të shkojnë për veteranët dhe spitalet pediatrike në Itali. ATSH
Zuckerberg: Musk nuk është serioz për “dyluftimin në kafaz”
Recent Comments
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on