Friday, March 28, 2025
HomeSHKENCA DHE JETANASA: Korriku, muaji më i nxehtë i regjistruar që nga viti 1880

NASA: Korriku, muaji më i nxehtë i regjistruar që nga viti 1880

Korriku ishte muaji më i nxehtë nga çdo muaj tjetër në regjistrimin global të temperaturave, i cili daton që nga viti 1880, tha NASA. “Në përgjithësi, korriku ishte 0,24 gradë Celsius më i ngrohtë se çdo korrik tjetër në të dhënat e NASA-s”, sipas shkencëtarëve në Institutin Goddard të NASA-s për Studimet Hapësinore (GISS). “Korriku i vitit 2023 ishte 1,18 gradë Celsius më i ngrohtë se mesatarja e korrikut midis 1951 dhe 1980”, tha NASA. “Të dhënat e NASA-s konfirmojnë se temperaturat në korrik 2023 ishin më të nxehtat të regjistruara në mbarë botën”, tha administratori i NASA-s Bill Nelson. “Shkenca është e qartë. Ne duhet të veprojmë tani për të mbrojtur komunitetet dhe planetin tonë, është i vetmi që kemi”, shtoi ai. “Disa pjesë të Amerikës së Jugut, Afrikës së Veriut, Amerikës së Veriut dhe Gadishullit Antarktik ishin kryesisht të nxehta, duke përjetuar rritje të temperaturave rreth 4 gradë Celsius mbi mesataren”, tha NASA. Sipas të dhënave të NASA-s, pesë korrikët më të nxehtë që nga viti 1880 kanë ndodhur të gjithë në pesë vitet e fundit. Drejtori i GISS, Gavin Schmidt, tha se ngrohja rreth tokës u nxit kryesisht nga emetimet e gazrave serrë të shkaktuara nga njeriu. “Kjo rritje e temperaturave mesatare po nxit nxehtësinë e rrezikshme ekstreme që njerëzit po përjetojnë këtu dhe në mbarë botën”, tha NASA. Temperaturat e larta të sipërfaqes së detit kontribuan në ngrohjen rekord të korrikut. Analiza e NASA-s tregoi temperatura veçanërisht të ngrohta në oqeanin Paqësor tropikal lindor, dëshmi e fenomenit të motit të njohur si “El Niño” që nisi në maj. Fenomene të tilla si “El Niño” ose “La Niña”, të cilat ngrohin ose ftohin Oqeanin Paqësor tropikal, mund të kontribuojnë në ndryshueshmërinë e temperaturave globale nga viti në vit. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ