Sunday, March 16, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETAREZjarret në Rodos dalin jashtë kontrollit

Zjarret në Rodos dalin jashtë kontrollit

Zjarret në pyje, në ishullin grek të Rodosit dolën jashtë kontrollit dje, duke detyruar mijëra njerëz ta kaluan natën jashtë pasi dhe qindra turistë të evakuohen, njoftuan autoritetet. Rreth 19,000 banorë dhe turistë janë evakuuar të sigurt nga Rodosi për shkak të zjarreve të rënda në pyje, njoftoi sot zyra e kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis. Zyra e tij tha se ky është operacioni më i madh i evakuimit në historinë greke. Sipas vlerësimeve fillestare të policisë, 16 000 persona transferuar të sigurt dhe 3 000 të tjerë u shpëtuan nga deti në plazhe. “Tymi është aq i dendur sa nuk mund të marrësh frymë. Njerëzit po dërgohen në qytetin e vogël të Gennadi, nga ku do të zhvendosen në hotele të tjera,” tha Konstantinos Traraslias, nënkryetari i bashkisë së Rodosit. Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis falënderoi Turqinë për dërgimin e dy avionëve zjarrfikës dhe një helikopter për të ndihmuar per fikjen e zjarreve në Greqi. “Së bashku me Turqinë, Franca, Italia, Qiproja, Izraeli dhe Jordania kane ofruar avionë dhe helikopterë zjarrfikës për t’i ardhur ne ndihme Greqise”, tha Mbrojtja Civile Greke. Tensionet mes dy vendeve janë zbutur javët e fundit pasi Mitsotakis dhe presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan ranë dakord për një rivendosje të marrëdhënieve gjatë samitit të fundit të NATO-s, në Lituani. Po ashtu, pas tërmetit shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë disa muaj më parë, Greqia i erdhi në ndihmë së bashku me disa vende të tjera. Për vite me radhë, Ankaraja dhe Athina kanë qenë në një mosmarrëveshje për të drejtat sovrane dhe depozitat e gazit natyror në Egje dhe rajonet lindore të Mesdheut. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ